Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, të Gjithëmëshirshmit!

Me emrin e Allahut të Lartësuar! Këtu kam shkruar: “Të enjten e dytë të muajit Mehr të vitit 1349, që përkon me muajin Rexheb të vitit 1390 hixhri kameri, në orën 13:20 pasdite, dy persona nga të SAVAK-ut erdhën në shtëpinë e babait tim, më arrestuan dhe më çuan në organizatë, e më pas në burg. Sot është dita ime e katërt në burg. Jam i kënaqur, i duruar dhe i qëndrueshëm. I lutem Allahut, duke kërkuar një vështrim mëshire prej Tij, pranimin dhe kënaqësinë e Tij. O Ti që jep shumë për pak, jepi veprës sime të mangët e të vogël, shumë nga mirësia dhe kënaqësia Jote, për hir të Muhamedit dhe familjes së tij të bekuar!

Në këtë pjesë të këtij Kur’ani kam shkruar: “Çdo ditë në mëngjes, në orën 5:05 sipas kohës lokale, që përkon me orën 6:00 sipas kohës sonë, në valën e mesme.

Leximi i këtyre ishte i shkëlqyer: Abdul Fettah Sha’sha’i, mësuesi i të gjithëve; shejh Mustafa Ismail (i cili më magjepsi); Abdul Basit; shejh Mahmud Khalil El Khusari; shejh Mahmud Ali El Benna, rivali i fortë i shejh Mustafa Ismailit, i cili në të vërtetë
lexonte në mënyrë të shkëlqyer; shejh Muhamed Siddik El Minshauij, i cili konsiderohet ndër më të mirët në leximin me
përpikëri.”

Në atë kohë, këta emra nuk ishin të njohur për popullin tonë. Në fund kam shënuar: “Në ditën e pestë të muajit Shaban të vitit 1391 hixhri, që përkon me datën 26 shtator 1971”. Unë ndiej se njeriu, nëse dëshiron të mbetet i freskët dhe i ri, në aspektin shpirtëror dhe kulturor, nuk ka rrugë tjetër veçse të lidhet
me librin.

Sejid Ali Khamenei (Allahu e mëshiroftë!)

Unë dhe libri – Një përzgjedhje fjalësh nga Imam Ali Khamenei (Allahu e mëshiroftë!) rreth leximit dhe librit