Nga Haxhi Shejkh Vullnet Merja

Bismilahi Rrahmani Rrahijm

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.  Paqja e bekimet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe shokët e tij të zgjedhur.

السّلام عَلیَ الحُسَین 

 وعَلی عَلِیِ ابن الحُسَین 

وعَلی اوْلادِ الحُسَین 

 و عَلی  اَصحابِ الحُسَین

Paqja qoftë mbi Husejnin! 

Paqja qoftë mbi Aliun birin e Husejnit

Paqja qoftë mbi fëmijët e Husejnit

Paqja qoftë mbi shokët e Husejnit!

Prej personazheve të ngjarjes së Kerbelasë në ditë e Dhjetëtë muajit Muharrem ishin edhe të rinjtë. Ata patën një rol të spikatur dhe me ndikim të madh, duke dhënë shembujt më të mrekullueshëm të sakrificës dhe vetëflijimit. 

Të rinjtë e Kerbelasë si:  Abasi biri i Aliut, Kasim biri iimam Hasanit, Ali Ekberi biri i imam Husejnit, djemtë i Muslim ibn Akilit, e të tjerë, si dhe shokët e imam Husejnit, përbënin bërthamën e fortë në mbrojtjen e parimeve dhe vlerave.

Roli i tyre nuk u kufizua vetëm në luftim, por ata u dalluane dhe për vetëdijen e thellë dhe kuptimin e qartë të objektivave të lëvizjes së imam Husejnit.

 dashur vëllezër dhe motra!

Kur flasim për Kerbelanë, shpesh kujtojmë sakrificën e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!). Por, në këtë ngjarje madhështore një vend të veçantë zënë edhe të rinjtë që qëndruanpranë tij. Ata nuk ishin thjesht pjesëmarrës në një betejë, porshembuj të gjallë të besimit, moralit, guximit dhe përkushtimitndaj së vërtetës.

Prandaj, ata të rinj le të jenë shembull për ne dhe për rininë tonë në çdo fushë të jetës sonë. Është detyrë e të rinjve musliman të njihen me personalitetin e të rinjve të Kerbelsë dhe t’i marrin shembull në jetën e tyre. 

 pari: Rinia e Kerbelasë të merret shembull në besimin etyre të palëkundur

Të rinjtë e Kerbelasë e njihnin të vërtetën dhe nuk e braktisën atë, edhe kur përballë kishin vdekjen. Ata e vendosënkënaqësinë e Allahut mbi çdo interes personal.

Ata ishin zbatues të fjalës së Allahut të Madhëruar në suren “El-Ahzab” që thotë:

﴿ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ ۖ…﴾

“Ka prej besimtarëve burra  e mbajtën besën  i dhanëAllahut…” (Sure “El-Ahzab”, ajeti 23)

Besimi i të rinjve të Kerbelasë na mëson që edhe ne tëqëndrojmë të palëkundur në fenë tonë, pavarësisht presioneve tëndryshme. 

Së dytiRinia e Kerbelasë të merret shembull në bindjen e tyre ndaj udhëheqjes  drejtë

Të rinjtë e Kerbelasë nuk e lanë vetëm imam Husejnin (Paqja qoftë mbi të!). Ata e kuptuan se mbrojtja e udhëheqësit të së vërtetës është detyrë fetare dhe morale.

Kur imam Husejni i lejoi shokët e tij, nga tëcilët kishte edhe të rinj, të largoheshin natën e Ashurasë, ata u përgjigjën me besnikëri  të jashtëzakonshme dhe refuzuan ta braktisnin. Zuhejribn Kajn (r.a.) tha: ‘Pasha Allahun, do  dëshiroja  vriteshapastaj  ngjalleshapastaj  vritesha përsëridhe kjo përsëritej një mijë herëkurrë nuk të braktisim o Husejn.’

Këto fjalë janë ndër shembujt më të lartë të besnikërisë në histori. Kjo na mëson të qëndrojmë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë.

Së teti: Rinia e Kerbelasë të merret shembull në guximin e tyre

Të rinjtë e Kerbelasë nuk u frikësuan nga numri i madh i armikut. Ata e kuptuan se fitorja e vërtetë nuk matet me numra, por me qëndrimin përballë padrejtësisë.

Sa bukur ka thënë imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Mos u trembni nga pakica e njerëzve  rrugën e vërtetës.”

Sot, i riu besimtar duhet të ketë guxim të mbrojë moralin, fenë dhe dinjitetin e tij.

Së katërtiRinia e Kerbelasë të merret shembull në moralindhe pastërtinë e tyre

Një nga figurat më të ndritura të Kerbelasë ishte Ali Ekberi (Paqja qoftë mbi të!), djali i imam Husejnit, i cili njihej përmoralin,  edukatën dhe ngjashmërinë e tij me Profetin Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Të rinjtë e sotëm duhet të përpiqen të zbukurohen me sinqeritetin, me respektin ndaj prindërve, me sjelljen e mirë, me ndershmërinë, me modestinë dhe me devotshmërinë.

Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhembi familjen e tij!) ka thënë:   i miri prej jush është ai  ka moralin   mirë.”

Ky hadiith përputhet me të rinjtë e Kerbelasë sepse ishin tëstolisur me moralin më të mirë.

Së pestiRinia e Kerbelasë të merret shembull në sakrificëntyre

Të rinjtë e Kerbelasë sakrifikuan rininë, rehatinë dhe jetën e tyre për të mbrojtur Islamin. Sakrifica e tyre na mëson që edhe ne të sakrifikojmë kohën për adhurim, mundin për të ndihmuartë tjerët, pasurinë për bamirësi dhe energjinë në shërbim të fesë dhe të shoqërisë.

Së gjashtiRinia e Kerbelasë të merret shembull nëndërgjegjësim dhe përgjegjësi

Të rinjtë e Kerbelasë nuk ishin indiferentë ndaj ngjarjeve të kohës së tyre. Ata e kuptuan përgjegjësinë që kishin përballë Allahut dhe shoqërisë.

Edhe sot, i riu mysliman nuk duhet të jetë indiferen e asspektator ndaj padrejtësisë, korrupsionit dhe degjenerimit moral, por të jetë faktor pozitiv në familje dhe në shoqëri.

 dashur vëllezër dhe motra!

Kerbelaja nuk është vetëm histori për t’u kujtuar, por është shkollë për t’u ndjekur.  Të rinjtë e saj na mësojnë besimin e fortë, besnikërinë, guximin, moralin e lartë, sakrificën, dhe përgjegjësinë shoqërore.

E lus Allahun të na bëjë prej atyre që ecin në gjurmët e imam Husejnit, Ali Ekberit, Kasimit birit të imam Hasanit dhe të gjithë të rinjve të Kerbelasë (Paqja qoftë mbi ta!)! qofshim prejatyre që e mbrojnë të vërtetën dhe jetojnë me krenari dhe me dinjitet!

Paqja qoftë mbi Husejnin, mbi Ali birin e Husejnitmbi fëmijtë e Husejnit dhe mbi shokët e Husejnit!